Katalogu i Punimeve

Koleksioni ynë

Zgjidhni kategorinë e punimit që ju përshtatet më së miri. Secila kategori përfaqëson cilësi të lartë dhe përpunim profesional me makineritë tona CNC.

Granit & Mermer Natyral
Material Premium

Granit & Mermer Natyral

Bllqe dhe pllaka mermeri dhe graniti natyral me jetëgjatësi maksimale. Të përshtatshme për dysheme, mure dhe sipërfaqe që kërkojnë qëndrueshmëri absolute dhe pamje luksoze.

  • Pllaka për dysheme dhe veshje muresh
  • Pllaka të mëdha (Slabs) të importuara
  • Rezistencë maksimale ndaj kushteve atmosferike
Kërko Ofertë / Interesohem
Kuarc & Travertin
Përpunim CNC

Kuarc (Quartz) & Travertin

Kuarc artificial me rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve dhe travertin natyral me ngjyra të ngrohta toke. Përdorim ideal për ambiente të brendshme dhe fasada unike.

  • Kuarc pa pore, rezistent ndaj njollave
  • Travertin klasik dhe modern për fasada
  • Prerje dhe përpunim me teknologji precize
Kërko Ofertë / Interesohem
Gurëgdhendës & Punime Artistike
Artizanal & CNC

Gurëgdhendës & Punime Artistike

Skulptura, gdhendje të personalizuara në gur, vatra zjarri (kamina) dekorative dhe memoriale të punuara me dorë dhe me ndihmën e makinerive tona moderne.

  • Gdhendje të personalizuara në gurë të ndryshëm
  • Kamina dhe elemente dekorative për shtëpi
  • Gurëgdhendje tradicionale dhe moderne
Kërko Ofertë / Interesohem
Shkallë të të gjitha llojeve
Montim Profesional

Shkallë të të gjitha llojeve

Veshje shkallësh të brendshme dhe të jashtme me mermer apo granit. Forma të ndryshme (të drejta, rrethore) me buzë të përpunuara në mënyrë perfekte për siguri dhe luks.

  • Shkallë të jashtme me veshje kundër rrëshqitjes
  • Shkallë të brendshme luksoze me shkëlqim pasqyrë
  • Buzë të rrumbullakosura dhe profile të ndryshme
Kërko Ofertë / Interesohem
Shanke Kuzhine, Banakë & Fasada
Aplikim Premium

Shanke Kuzhine, Banakë & Fasada

Sipërfaqe pune për kuzhina shtëpiake apo banakë komercialë nga mermeri, graniti ose kuarci. Si dhe fasada të jashtme ventiluese të qëndrueshme ndaj motit.

  • Banakë dhe shanke rezistente ndaj nxehtësisë
  • Fasada të jashtme të ajrosura nga graniti natyral
  • Prerje precize për lavamanë dhe pllaka gatimi
Kërko Ofertë / Interesohem